Sport

Real Madrid niset për në Kanada, mungon ylli i skuadrës

Isco nuk do të jetë në aeroplan me pjesën tjetër të skuadrës kur Real Madrid do fluturojë në Kanada të martën pasdite.

Mesfushori i duhet të qëndrojë në Spanjë për momentin, pasi partneri i tij, Sara Sálamo, do të lindë fëmijën e dytë të çiftit.

Sapo fëmija të ketë lindur, 27-vjeçari do të bashkohet me përgatitjet para-sezonale të ‘Los Blancos’ në Amerikën e Veriut, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht se nuk ishte pjesë e grupit fillestar të Realit, Isco ishte në terrenin e trajnimit të gjigantit spanjoll në Valdebebas të hënën pasi lojtarët e Zinedine Zidane iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore.

Ai do të jetë ndër lojtarët e paktë që nuk do të jenë në turneun veror të klubit në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara nga dita e parë, së bashku me pjesëmarrësit në Kupën e Amerikës Federico Valverde, Éder Militao, Casemiro, dhe Jesús Vallejo dhe Dani Ceballos që morën pjesë me Spanjën me Kampionatin Evropian U21. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli