Sport

Real Madridi detyrohet të ndryshoj planet për transferime, shkak Man Utd

FOOTBALL - MISCS - SPANISH CHAMPIONSHIP - REAL MADRID CF - FLORENTINO PEREZ ( PRESIDENT ) PRESS CONFERENCE - 20/05/2013 - PHOTO JUAN AGUADO / MARCAMEDIA / DPPI - José Mourinho will leave Real Madrid CF at the end of the season

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez raportohet se është duke menduar transferimin e portierit të AC Milanit, Gianluigi Donnarummas, në vend të David de Geas për shkak të frikës së negociatave me Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë negociatorë të fortë në merkato të transferimeve dhe arritën të mbajnë në klub David de Gean në vitin 2015 kur të gjithë raportonin se transferimi te Bernabeu ishte vetëm çështje ditësh, transmeton portali arbresh.info.

De Gea vazhdon të tregoj vetën si njëri nga portierët më të mirë në botë derisa Real Madridi është duke kërkuar për ndryshimin e Keylor Navasit në atë pozitë.

Sipas mediave spanjolle, Keylor Navas është shënjestër e Arsenalit dhe zëvendësuesi i tij në Bernabeu do të jetë Donnarumma.

Reprezentuesi i Italisë konsiderohet si një super talent, por ndryshimi i planeve nga Real Madridi vjen si një përshëndetje për Manchester United për shkak të kokëfortësisë së tyre kur është çështja për të shitur yjet.

Jose Mourinho gjithashtu vështirë se mund të mendoj humbjen e një lojtari aq të rëndësishëm./arbresh.info/