Sport

Reali fiton me spektakël

Real Madrid u është kthyer fitoreve në La Liga, duke mposhtur në Santiago Bernabeu skuadrën e Las Palmas me rezultat 3:0

Skuadra e Zinedien Zidane ka shënuar fitore të lehtë prej 3:0 ndaj Las Palmas, në kuadër të xhiros së 11’ të La Ligas.

Golat për Realin në këtë takim i shënuan Casemiro, Asensio dhe Isco.

Pas kësaj fitoreje Reali kthehet në vendin e tretë me 23 pikë, tetë më pak se sa Barcelona në vendin e parë. /Express/