Sport

Reali kërkon top sulmuesin nga Bundesliga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane kërkon transferimin e një sulmuesi nga Bundesliga.

Real Madrid është i interesuar ta transferojë sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner, gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas Sky Sport Germany.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me klubin nga Bundesliga deri më 2023, shkruan lajmi.

Mirëpo, Los Blancos vazhdojnë të jenë të interesuar për transferimin e tij.

Zinedine Zidane dëshiron t’i shtojë opsionet sulmuese për pjesën e dytë të sezonit.

Megjithatë, blerja e Werner nuk do të jetë e lehtë pasi Leipzig vështirë se do ta lejojë largimin e futbollistit kryesor në mes të stinorit.