Shëndetësi

Recetat që do t’ju ndihmojnë për rigjenerimin e trupit tuaj

Recetat e lashta janë më efektive që ju ndihmojnë për rigjenerimin e trupit tuaj.

Ekzistojnë disa përbërës të veçantë, të cilët nuk mund t’i gjeni madje as në barnatore, por që ju ndihmojnë edhe për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.

Eliksiri nga Lindja e Mesme: Përzieni 120 ml lëng limoni, 200 g mjaltë shtëpiake nga bagremi dhe 40 ml vaj ulliri “të virgjër”. Shurupin e fituar e ruani në frigorifer dhe çdo mëngjes merrni një lugë gjelle në stomak bosh, kurse për fëmijët rekomandohet një lugë çaji.

Ilaçi kinez për imunitet: Në mjekësinë tradicionale kineze, kanella ka një reputacion si një ilaç për ftohjet dhe gripin, që përdoret me çaj dhe xhenxhefil të freskët. Kjo ndihmon në rast të problemeve me tretje, rigjeneron nervat dhe gjakun.

Ilaçi për pastrimin e gjakut: Grimconi 13 thelba hudhër dhe përzieni me 600 ml verë të bardhë. Vendosni përbërjen në një kavanoz qelqi që duhet mbajtur për tre javë në një vend të mirë me diell, kurse disa herë në ditë, të tundet kavanozi. Pas tre javësh, përbërjen e lëngshme e derdhni në një shishe qelqi. Merrni tri lugë në ditë, para çdo vakti.

Çaj “faraoni”: Egjiptianët e lashtë shpesh kanë konsumuar çaj nga “trëndafili sudanez”, respektivisht, hibiskusi. Kjo pije nuk ishte e popullarizuar pa ndonjë arsye. Hibiskusi është veçanërisht i pasur me antioksidues që mbrojnë lëkurën nga plakja.

Eliksiri i indianëve të lashtë: Për të përgatitur këtë pije, ju duhet një filxhan qumësht dhie, gjysmë luge çaji shafran i Indisë, tre lugë vaj bajamesh, dy lugë mjaltë dhe një gjysmë gotë me ujë. Qumështin e ngrohni dhe në të hidhni të gjithë përbërësit e mbetur. Në vend të vajit nga bajamet mund të përdorni vaj ulliri, kurse kjo pije duhet të konsumohet në mëngjes në stomak bosh. Ky eliksir do të ketë një efekt pozitiv në sistemin tuaj imunitar.