Kuzhina

Recetë: Picë e shtëpisë

Pica është një ushqim mjaft i preferuar, por pse të mos mësohemi ta përgatisim vetë picën.

Metro, në vijim ju sjell një recetë se si ta përgatisim një picë shtëpie:

Për brumin:
1/2 kg. miell
30 gr. tharmë birre
1 vezë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle qumësht
1 lugë ëmbëlsire sheqer
1/2 lugë ëmbëlsire kripë.

Për mbushjen:
350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë), i grirë trashë
½ filxhan çaji salcë domateje
1 spec jeshil i prerë në forma rrethore
8-10 sallam i prerë në forma rrethore
ullinj të prerë në forma rrethore

Përgatitja:

Stadi i parë
Në një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në gropëzën që do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumështin, vezën, 1 lugë gjelle vaj ulliri si dhe tharmin e birrës, të shkrirë me parë në ujë të vakët.
Stadi i dytë
Përzieni me kujdes materialet që hodhët në gropëzën në mes të miellit derisa të krijohet një masë brumi e fortë dhe më pas e lini për 15 minuta që të ‘shlodhet’, duke e mbuluar me pecetë.

Stadi i tretë
Pasi të kenë kaluar 15 minuta e punoni përsëri masën e brumit dhe krijoni me të dy petë. Në vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, të lyeja me pjesën e mbetur të vajit të ullirit.

Stadi i katërt
Në çdonjërën nga petët shtroni salcë domateje, djathërat kaçkavall dhe sallamin. I zbukuroni me rrathët prej speci dhe ullinjtë. I vini të piqen në temperaturë 200 gradë celsius për 35-40 minuta.

the authorGazetaKNN