Aktuale

Reduktime të rrymës në tërë Kosovën, KEK tregon arsyen

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka sqaruar se reduktimet e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme nëpër Kosovë po ndodhin për shkak të rënies së bllokut B1 të njërit prej termocentraleve të KEK-ut.

Buzhala tha për Express se KEDS po bën maksimumin për vënien në funksionimin të bllokut B1, por kjo ndërprerje është më shumë në përgjegjësinë e KOSTIT.

“Po pergjithesisht me kerkese te KOSTTit ne po aplikojme reduktime. Kjo po ndodhe sepse ka devijim nga prodhimi i planifikuar, pra nje njesi e KEK’ut, ajo B1 ka rene dhe per pasoje ne po pranojme 250 MË/h me pak. KEDS/KESCO po ben maksimumin, por ju e dini ëe eshte pergjegjesi e KOSTT’it si rrrgullator i sistemit dhe eventualisht KEK te siguroje energjine e munguar kur ka devijim nga prodhimi i planifikuar”, ka thënë Buzhala.

Ky reduktim është vërejtur edhe në kryeqytet.