Fun

Reklamon banesën për ta dhënë me qira, shkaku i shtratit askush nuk e kontakton (Foto)

Pronari i paemëruar i një banese në Fulham të Anglisë, po e reklamon banesën për ta dhënë me qira, për një çmim të arsyeshëm.

Megjithëse banesa është në qendër të qytetit dhe ka hapësira të mjaftueshme, ende ka mbetur pa banorë, sepse njerëzit po kanë ankesa lidhur me shtratin, transmeton Telegrafi.

Shtrati mbi dollap që mbahet me zinxhir.

Askush nuk po pëlqen që të flejë në shtratin e improvizuar, sipër një dollapi dhe që mbahet me zinxhir. Madje, është shumë i lartë dhe në afërsi nuk duket se ka shkallë.

“Vend që të shkakton ankthe gjatë tërë kohës”, është komentuar rasti i pazakontë dhe i përshtatshëm.