ShowBiz

Remzije Osmani rikthehet në bankat shkollore për 3 ditë rresht

Këngëtarja e njohur Remzije Osmani ka bërë një ‘reunion’ me shoqërinë e shkollës së mesme.

Ata organizuan që të festojnë 30 vjetorin e mbrëmjes së maturës.

Sic shihet edhe në fotografit e postuara nga ajo, të gjithë janë të ulur në bankat ku edhe i përfunduan mësimet e kësaj shkolle.

Nostalgjike shprehet Remzija duke thënë se ‘ishte kënaqësi pa fund, faleminderit edhe kujdestarit tonë Ruzhdiut që iu bashkangjit 3 ditë rresht klasës më të dalluar për tre dekada siç tha vet’.

E për vlerësimin si këngëtare ajo mori edhe një dhurata nga shoqëria e saj .

Jo vetëm si artiste, por nga fotografit duket gruaja më e bukur në këtë mes./Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli