Aktuale

Revolucioni Laraman kurorëzon dashurinë e parë multietnike: Vëllain e Ermira Mehmetit

Është kurorëzuar dashuria e parë multi-etnike e “Revolucionit Laraman” mes Zamir Mehmetit dhe Irena Sterijovskës, shkruan portali maqedonas Maktel.

Zamir Mehmeti është vëllai i deputetes së BDI-së, Ermira Mehmeti. Ai sot ka postuar në facebook një foto duke u puthur me të dashurën e re,  duke e shoqëruar me komentin: “Kur veçmë jemi te punët e rëndësishme…”.

Ndryshe Zamir Mehmeti dhe Irena Sterijovska njihen si protestuesit më aktivë të protestave antiqeveritare që opinioni tashmë i njeh si “Revolucioni i Larmë”.