Aktuale

Rezultatet e fundit nga numërimi i votave të diasporës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora.

Po ashtu është duke vazhduar numërimi i votave që kanë arritur me postë.

Sipas këtyre rezultateve, deri më tani është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje me 1 mijë e 552 vota.

E dyta momentalisht është Lidhja Demokratike e Kosovës me 716 vota e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 553 vota.

Në anën tjetër koalicioni AAK-PSD ka arritur që të votohet nga 314 bashkatdhetar.

Kurse koalicioni Nisma-AKR ka mbledhur vetëm 242 vota.