Aktuale

Rezultatet e para të zgjedhjeve në Serbi, prin Vuçiq

Partia Përparimtare Serbe (SNS) e udhëhequr nga kryeministri aktual serb Aleksandar Vuçiq po prin në zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot në Serbi.

Sipas rezultateve të para, bazuar në 15 për qind të votave të numëruara Vuçiq ka marrë 59.8 për qind të votave, ndërsa pas tij renditet Sasha Jankoviq, me 11.6 për qind, njoftojnë mediat serbe.

Vuk Jeremiq ka marrë 6.6 për qind, ndërsa Vojisllav Sheshel me vetëm 4.9 për qind të votave deri më tani./KosovaPress/