Rajon & Botë

Rifillon evakuimi në Aleppo

Ka rifilluar evakuimi nga pjesa lindore e Aleppos me autobusë dhe ambulanca nga zonat rebele të qytetit sirian, thotë një zyrtar i OKB-së.

Më herët janë dërguar  autobusë  për t’i dërguar civilët  në zonat e kontrolluara nga qeveria, shkruan BBC.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së thuhet se ka rënë dakord për një kompromis për të lejuar monitorimin e evakuimit nga  Aleppo.

Mijëra njerëz janë duke pritur dëshpërimisht  për t’u larguar nga enklava rebele, transmeton KosovaPress.