Arsim & Kulturë

Rikthehet “Bretkosa”

“Bretkosa”, shfaqje kjo që kërkohet nga publiku sikur të ishte hera e parë. Dhjetëra herë u shfaq në  Kosovë por kjo shfaqje zgjoi interesimin edhe jashtë kufijve të Kosovës.

E kjo shfaqja do të rikthehet edhe në këtë vit në Teatrin Kamertal AAB.

Reprizën e parë të shfaqjes “Bretkosa” për vitin 2020-të, do të mbahet të premten më 17 janar në ora 19:30.

Për disa herë radhazi të gjitha biletat për ta shikuar reprizën e shfaqjes “Bretkosa” janë shitur.

Personazhi i kësaj shfaqje “Zeka”, “Edhe njëqind herë po të bëhej lufta, edhe njëqind herë kam me shku. Edhe nuk kam nevojë për kurrfarë shpërblimi!”

Shfaqja është një dramë psikologjike me regji të Burbuqe Berishës dhe me aktorët: Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi.

Shfaqja “Bretkosa” që është rrëfim për të gjithë njerëzit e ditëve të sotme, të cilët jetojnë në kohën e keqkuptimeve dhe vetmisë, në kërkim për dashurinë e jetën kuptimplote, ka bërë një bujë të madhe dhe vazhdimisht është duke pasur interesim nga njerëzit për ta parë dhe kuptuar mesazhin e saj.

Në këtë shfaqje luajnë: Zeka (Ilir Tafa), i cili është një veteran i luftës dhe vuan nga Sindroma Post Trauamtike (PTSD). Një njeri të cilin familja e ka lënë pasi që ka qenë i dhunshëm.

Në anën tjetër është vëllai i tij Toni (Donat Qosja). Ai është një burrë familjar i cili ka humbur punën dhe ngushëllimin e gjen në pijë dhe në kumar.

Vëllai i madh dëshiron ta bindë të voglin që të ndryshojë, ndoshta edhe me forcë. Në mes të gjithë kësaj gjendet miku i tyre, një taksist (Basri Shala) i cili ka ikur gjatë luftës dhe e ka lënë Kosovën. Si dhe shitësi i librave (Valmir Krasniqi).

Njoftimi i plotë:

Teatri Kamertal AAB, ju fton në reprizën e parë të shfaqjes “Bretkosa” për vitin 2020, të premten më 17 janar 2020, nga ora 19:30.

Një shfaqje që na bën të reflektojmë për atë ku jemi e çfarë jemi!

Mos mungoni, sepse ky vend ka ende njerëz si personazhi i kësaj shfaqje, Zeka!

Zeka: “Edhe njëqind herë po të bëhej lufta, edhe njëqind herë kam me shku. Edhe nuk kam nevojë për kurrfarë shpërblimi!”

Rezervo biletën: https://rezervo.teatriaab.com/ apo në numerin 045 90 90 98