Risi nga Nicki Minaj (FOTO)

Reperja e famshme amerikane Nicki Minaj, për momentin është në qendër të vëmendjes nga mediet për shkak të dukjes së saj.

34 vjeçarja ka postuar fotografi nga fotosesioni më i ri të cilin është duke e realizuar në Londër, njëkohësisht edhe incizimet për këngën më të re në të cilën pritet të publikohet së shpejti, shkruan KosovaPress.

Nicki Minaj ka treguar përmes rrjeteve sociale se është edhe një patriote, duke postuar foto me flamurin britanik në dorë. “Londra shtëpia ime e dytë”, ka shkruar artistja.