ShowBiz

Rita Ora atraktive dhe joshëse në klipin e këngës “Your Song” (Foto/Video)

Rita Ora ditë më parë ka publikuar këngën më të re “Your Song”.

Por, kjo e fundit nuk ishte shoqëruar me videoklip, dhe duke parë suksesin e mbi 10 milionë shikimeve në YouTube, këngëtarja shqiptare ka vendosur ta sjell me video.

E pikërisht pjesë prej kësaj, Rita tashmë i ka publikuar në llogaritë personale në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Rita vjen me flokë kaçurrela dhe tejet joshëse në videon, e cila shumë shpejt do të jetë para fansave të saj.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

the authorE B