ShowBiz

Rita Ora dhe Bebe Rexha do të performojnë bashkë në eventin më të madh të Victoria’s Secret

Këngëtaret shqiptare tani bashkë edhe në një event botëror të madh.
Bebe Rexha dhe Rita Ora janë bërë ndër mikeshat më të mira të botës së muzikës ndërkombëtare.

Dyshja kudo që shkojnë bëjnë shumë atmosferë dhe sjellin energji pozive, kështu organizatorët e eventeve të ndryshme mundohen që t’i ftojnë shpesh të paraqiten bashkë, shkruan Gazeta Express.

Këtë herë, për spektaklin ekstravagant të Victoria’s Secret, pikërisht këngëtaret shqiptare do të jenë ndër performuesit kryesorë të mbrëmjes.

Ato do të paraqiten në pistën ku do të parakalojnë modelet me krahë të ëngjëjve dhe në të brendshme të koleksioneve më të fundit të shtëpisë së njohur të këtyre veshjeve

Spektakli që organizohet secilin vit, këtë herë mbahet më 2 dhjetor e ndër performuesit tjerë janë edhe The Chainsmokers e Halsey./Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli