ShowBiz

Rita Ora largohet nga Kosova, ky është destinacioni i radhës

Pas punës vullnetare për bamirësi në Kosovë, Rita Ora ka marrë rrugën për një tjetër vend.

Këngëtarja Rita Ora e ka vizituar Kosovën në kuadër të një misioni bamirës në bashkëpunim me UNICEF-in.

Rita dje ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar dje nga UNICEF e cila u titullua “ActivateTalks” Rita është takuar me fëmijët në nevojë dhe ka folur lidhur me misionin e saj bamirës duke u shprehur se është krenare që i përket këtij kombi.

Ajo ka qënduar në vendlindje për tri ditë dhe sot është larguar nga Kosova për të marrë rrugën për në Dubai.

Vetë këngëtarja të cilën mediat ndërkombëtare po e quajnë ikonë britanike, e ka bërë të ditur largimin nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

“Shihemi së shpejti Dubai”, ka shkruar ajo pranë postimit./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli