ShowBiz

Rita Ora në lidhje me artistin e famshëm?

Është spekuluar disa javë se Rita Ora është në një lidhje me artistin e famshëm Chris Brown por asnjëri nuk kishte konfirmuar asgjë. Tani sipas “MTO News” dyshja veç se janë në lidhje, transmeton Indeksonline.


Rita dhe Chris janë parë bashkë në një klub nate në Milano, ku po marrin pjesë në javën e modës atje.

Sipas dëshmitarëve pasi ndejës në klub, Rita shkoi në hotelin ku po qëndron Chris dhe atje kaluan natën, raporton “MTO News”.

Rita dhe Chris kanë qenë shumë të afërt me njëri tjetrin që nga viti 2015, kur realizuan një bashkëpunim./Indeksonline/