ShowBiz

Rita Ora publikon super videoklipin e realizuar në Dubai për këngën ‘New Look’

Rita Ora ka publikuar videoklipin për këngën e radhës të albumit ‘Phoenix’.

Rita ka zgjedhur këngën e bukur ‘New Look’ për ta realizuar me videoklip për këtë verë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka vendosur që ky videoklp të realizohet në Dubai, shkruan Gazeta Express.

Në video, Rita shihet e veçantë dhe si gjithmonë, me shumë stil ndërsa shohim skena me garë veturash luksoze.

“New Look” është një ndër këngët e preferuara të fansave nga albumi./Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli