ShowBiz

Rita Ora tymos duhanin teksa relaksohet me Charlie XCX (Foto)

Superylli shqiptar, Rita Ora, po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së saj.

Shoqëria e saj me yjet e shoubizit është e njohur, sidomos nga mediat britanike të cilat hap pas hapi përcjellin superyllin shqiptar.

Bukuroshja shqiptar është parë në një ndejë me veshje provokative me këngëtaren Charlie XCX.

Ajo shihet edhe me duhan duke tymosur, teksa në përshkrim u bën thirrje fëmijëve të mos e ndjekin shembullin e saj.

Rita Ora ka qenë së fundmi edhe në një ceremoni për Halloëeen ku tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj.

Ajo lansoi tri këngë së fundmi duke u bërë këngëtarja e parë e cila arriti të futej në top 30 të këngëve më të dëgjuara.

Rita vazhdon të mbetet ‘single’ që prej ndarjes nga Calvin Harris, teksa u spekulua për afera edhe me yje si Neymar. /Telegrafi/

Trick or treat or whatever it is. Lol to us. #dontsmokekids #not?

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

the authorE B