ShowBiz

Rita po fiton shuma marramendëse pavarësisht se nuk po bën muzikë

Këngëtarja me famë botërore e lindur në Kosovë, Rita Ora nuk ka realizuar ndonjë këngë të re në dy vitet e fundit.

Megjithatë kjo e nuk e ka ndalë potencialin e fitimeve të bukuroshes nga Kosova pasi vetëm gjatë vitit 2016 ajo thuhet se ka fituar hiq më pak se 3 milionë funta, transmeton arbresh.info.

Mediat angleze shkruajnë se asetet e kompanisë së saj “Ora Multi Services Ltd” janë rritur nga 2 në 4.4 milionë funta.

Një burim ka thënë se Rita, aktualisht me këto fitime që ka është duke u llogaritur si një prej të famshmeve që po punon më së shumti.

Derisa kënga e saj e fundit “Poison” ishte realizuar në maj të vitit 2015, Rita po e zhvillon pasurinë e saj përmes bashkëpunimeve me shtëpitë e mëdha të modës siç janë, Adidas dhe Tezenis.

26 vjeçarja po ashtu ka pasur role edhe në filmin e famshëm Fifty Shades dhe së fudmi ka qenë edhe udhëheqëse e shout të modelimit “American’s Next Top Model”./Arbresh.info.