Rivalët mbeten rival, kjo deklaratë është e rëndë

Manchester United dhe Liverpool janë rivalë të përbetuar në futbollin anglez, transmeton arbresh.info.

Të shtunën që lamë pas, këto skuadra u takuan në kuadër të Premierligës anglez derisa ndeshja përfundoi pa fitues (0:0).

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp befasoi me fjalët e fundit rreth Unitedit.

“Manchesteri duan ta fitojnë Ligën dhe unë jam i sigurt se ne nuk do të mund të luanim në këtë mënyrë në Liverpool pas 125 viteve pa titull”, deklaroi Klopp.

“Nuk mund të qëndrojmë prapa dhe vetëm të presim. Kjo nuk është e mundshme”, shtoi ai. /arbresh.info/