ShowBiz

Robert Berisha: VIP-at shqiptarë të zhytur në borxhe, unë vetë kam katër kredi

Teksa i shohim në Instagram Vip-at shqiptarë, mendojmë me vete sa jetë luksoze që bëjnë.

Ndonjëherë edhe mërzitemi përse ne nuk kemi një jetë të tillë. Por mesa duket çdo gjë qënka sa për dukje në rrjetet sociale.

Të paktën kështu thotë Robert Berisha. I ftuar në emisionin “Fol shqip Show” të RTK-së, bashkëshorti i Norës, ka treguar se të famshmit shqiptarë që pretendojnë se janë të pasur, në të vërtetë nuk janë të tillë.

Ai nuk ka folur vetëm për ata, por ka treguar se edhe vetë se ka katër kredi për të shlyer.

“Ashtu si i fitojnë, ashtu edhe i harxhojnë. Të gjithë janë të mbytur në borxhe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Unë kam katër kredi”, është shprehur Roberti.

Ndryshe, ai është duke punuar vazhdimisht në projektet e reja, dhe për këngën e re ka zgjedhur producentin Genc Hysenin.

Këngëtari Berisha ka qenë shumë aktiv gjatë verës me koncerte dhe projekte muzikore, ku një nga më të suksesshmit u cilësua bashkëpunimi me Norën, kënga “S’ka inat”, i cili deri më tani është shikuar mbi 8.6 milionë herë në YouTube.

the authorE B