Sport

Robertson – Suarezit: Kush po shkon në finale?

Andrew Robertson, e kritikoi qendërsulmuesin e Barcelonës, Luis Suarezin pas fitores 4:0.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrew Robertson, e kritikoi qendërsulmuesin e Barcelonës, Luis Suarezin, pas betejës mes këtyre dy klubeve në gjysmëfinalen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.

“Kush do të shkojë në finale? Ne do të shkojmë në finale dhe vetëm kjo gjë ka rëndësi. Sinqerisht, kjo është e gjitha që ka rëndësi tani. Shpresoj se gjithçka do të shkojë në rregull”, u shpreh Robertsoni kur u pyet për lidhjen me Suarezin, që gjatë karrierës kishte qenë edhe lojtar i Liverpoolit, përcjell lajmi.net.

“Kjo skuadër është sinqerisht e mrekullueshme. E kam thënë këtë gjë shumë herë këtë sezon. Mirëpo, o Zot, çfarë ekipi!”. /Lajmi.net/