Tech

Rolls-Royce i blinduar që kushton tre milionë euro, nuk e përshkojnë as plumbat

Me këtë Rolls-Royce Phantom, udhëtarët janë të mbrojtur nga të shtënat edhe nga shumica e armëve.

Të gjithë ata që mund të shpenzojnë shumë para, që të mbrojnë vetën dhe të kenë nivel të lartë luksi dhe rehati shumë të madhe, transmeton Telegrafi. Atëherë, ta porosisin këtë Rolls-Royce Phantom të blinduar.

Kjo makinë është për 105 centimetra më e gjatë se modeli që ka dalë nga prodhimi, derisa punëtoria gjermane Klassen ka punuar që të jetë shumë më e fuqishme.

Platforma e zgjatur, ka bërë që edhe dyer të zhvendosur dhe të jenë më të mëdha, ndërsa kulmi është shumë i ngritur dhe ofron më shumë hapësirë, teksa është vënë edhe një xham i blinduar që ofron pamje panoramike.

Në këtë veturë, blindimi ka arritur nivelin e nëntë, që nënkupton se mund t’i përballojë të shtënat nga shumica e armëve, si dhe eksplodimet e lehta.

Brendia e këtij Phantom ka mbetur e njëjtë, me motorin V12 që prodhon 563 kuaj fuqi duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për pesë sekonda, megjithëse peshon tre ton.

Klientët e interesuar për Rolls-Royce Phantom të blinduar, duhet të sigurojnë së paku tre milion euro, që është çmimi fillestar, derisa duhet të presin deri në gjashtë muaj derisa të jetë gati.