Sport

Ronaldo drejt largimit nga Juventus, kjo mund të jetë e ardhmja e tij

Aventura e Cristiano Ronaldos te Juventus mund të përfundojë shumë shpejt.

Sipas raportimeve të “Eldesmarque”, ylli portugez është duke menduar të vazhdojë karrierën tek PSG, klub që në këto javë ka vendosur kontaktet e para me Jorge Mendes, menaxherin e futbollistit.

Të njëjtat burime raportojnë se CR7 po përjeton një marrëdhënie aspak të mirë me trajnerin Maurizio Sarri, ndaj të cilit shfryu pas dy zëvendësimeve të njëpasnjëshme Ligën e Kampionëve dhe në kampionatin italian.

Mirëpo nuk është vetëm ky motiv për tu larguar. Ronaldo dëshiron të arrijë të fitoj edhe një trofe në një tjetër kampionat siç është ai i Ligue 1 në Francë.