Aktuale

Rrahje në mes tre personash në Prizren

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshja janë rrahur mes veti në Prizren.

Policia njofton se si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore të cilëve u është ofruar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/