Aktuale

Rrahje në Podujevë

Policia në Podujevë ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti së bashku me dy të dyshuar të tjerë, pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktima.

Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar dy (thika). Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KosovaPress/