Aktuale

Rrahje në Prishtinë, theren me thikë dy persona

Nga raporti i fundit i policisë është bërë e ditur se dje në Prishtinë për motive të panjohura, disa persona janë përfshirë në një përleshje ku si pasojë e rrahjes janë therur me thikë dy persona të gjinisë mashkullore.

“Rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë 29.12.2016 00:29. Raportohet se për motive të panjohura janë rrahur mes veti disa personave, ku si pasojë e rrahjes janë therur me thikë dy viktima meshkuj K-Shqiptarë, të cilit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore relevante janë në kërkim të dyshuarve”- thuhet në raportin e policisë.