Aktuale

Rrahje në Prishtinë

Të mërkurën në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, dy persona të gjinisë mashkullore pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Njëri prej tyre është lënduar nga plagët që ka marrë nga një mjet i mprehtë-thikë, i cili pastaj është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“I dyshuari i cili dyshohet ta ketë përdorur mjetin e mprehtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”- njofton policia.