Rajon & Botë

Rrahu qenin për vdekje, dënohet me 5 vjet burg

Jamari Jackson nga Luiziana e ShBA-ve është dënuar me pesë vjet burg pasi që e kishte mbytur qenin e vet duke e rrahur pandërprerë me shkop bejsbolli.

Gjykata e rrethinës e ka dënuar Jacksonin dje. Ai ka rrezikuar të përballej deri më 10 vjet burg, transmeton Express.

Ndërkohë, prokurorët kanë thënë se policia e kishte gjetur qenin në gjendje të rëndë dhe me probleme në frymëmarrje në qershor të vitit 2014 në shtëpinë e Jacksonit pasi që një dëshmitar kishte raportuar në polici se e kishte parë Jacksonin duke e rrahur qenin me shkop bejsbolli.