Sport

Rrëfehet Neymar: Te Barcelona janë të trishtuar, jam i zhgënjyer me drejtuesit e klubit

Sulmuesi brazilian, Neymar Jr do të mbahet gjatë në mend për transferimin e tij.

Ish-anëtari i Santos, vendosi të transferohet në Paris Saint Germain nga Barcelona duke i kushtuar skuadrës parisiene 222 milionë euro.

Transferimi i brazilianit theu gjitha rekordet sa i përket transferimeve.

Por pas shkëlqimit në ndeshjen e dytë me fanellën e PSG-së, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime ndaj Toulouse, Neymar ka folur edhe për ish-skuadrën e tij Barcelonën.

Në fakt 25-vjeçari ka akuzuar drejtuesit e klubit katalunas, duke thënë se disa nga ta nuk meritojnë ato pozita.

“Jam i zhgënjyer me drejtuesit e Barcelonës. Ka njerëz që nuk duhet të jenë në ato role dhe pozita që kanë”, deklaroi Neymar.

“Barcelona meriton më shumë dhe të gjithë e dinë këtë fakt”, vazhdoi braziliani.

Ai ka thënë se ka shumë miq në Barcelonë të cilët janë të trishtuar me gjendjen aktuale të klubit.

“Aktualisht jam në një ekip tjetër dhe nuk e di se çfarë po ndodh saktësisht, por e shoh që ish-shokët e skuadrës janë të trishtuar”.

“Kur i shoh ata në këtë gjendje trishtohem edhe vet pasi i kam miq të mirë”, tha Neymar. /Telegrafi/