Aktuale

Rrëfimet e për dhunën seksuale gjatë luftës vendosen në sallën e Kuvendit

Në ditë ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, në Kosovë është shënuar me aktivitete të shumta.
Ndër to edhe lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im” përmes së cilës synohet përkrahja për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.Pjesë e shënimit të kësaj dite është bërë edhe Kuvendi i Kosovës.
I NGJAJSHËM
ZVARRITJET NË KUVEND RREZIKOJNË FUNKSIONIMIN E ORGANEVE TË PAVARURA
Deputetja e VV-së Saranda Bogujeci ua ka shpërndarë të gjithë deputetëve nga një zarf me rrëfimet e grave të dhunuara gjatë luftës.Derisa, me propozimin e koleges së saj nga PDK-ja, Ganimete Musliu, rrëfimet e grave të dhunuara i kanë vendosur në murin e sallës plenare të Kuvendit në mënyrë që, siç tha ajo, të jenë pjesë e tyre.