Aktuale

Rrëfimi i Clintonit për kamerierin shqiptar që ju ul në gjunjë për ta falënderuar

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton gjatë mbajtjes së fjalimit të tij ka treguar disa ngjarje të tij jetëore që i k përjetuar me kombin shqiptar.

Clinton ka treguar një ngjarje kur një kamerier shqiptar i kishte rënë në gjunjë për t’iu falënderuar.

“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar.

Ndër tjera Clinton ju ka dhënë shpresë të rinjve kosovarë që e ardhmja e tyre do të ndërtohet në Kosovë.

“Më pëlqejnë shqiptarët dhe kosovarët, ne kemi nevojë për juve. Por të rinjtë duhet të kenë mundësitë që të ndërtojë të ardhmen e tyre këtu në Kosovë”, është shprehur Clinton.

the authorBurbuqe Metolli