Aktuale

Rrëfimi i kosovares që shpëtoi e gjallë pavarësisht dhunimit nga serbët

Njërin nga dy qëllimet në jetë i kishte arritur. Nuk kishte mundur të shkollohej, ëndërr nga e cila ende nuk ka arritur të heqë dorë, por ishte martuar në qytet, gjë që kishte qenë qëllim në vete.
Po jetonte e lumtur deri kur ndodhi lufta.

Në përpjekje për të siguruar ushqim, ajo kishte dalë në rrugët e njërit prej qyteteve të Kosovës. Është rrëmbyer dhe mbajtur me orë të tëra në një kafene nga paramilitarët serbë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rrëfimi në vetën e parë: Shyqyr që shpëtova gjallë
TH.M.
Jom ni person pak i hareshëm, po kanihere jom edhe pak nervoz, e di veten. Po kur jam nervoz, nuk muj me e tejkalu ato pa u qetësu ose pa përdorë naj medikament për me pushu pak, me flejtë pak, me dalë jashtë. E tjera herë, jom e qetë kështu, po e nij veten, gjithë here e nij veten që s’kom mujtë me ba ato që duhet me e ba. Ish dashtë a din me kanë dikushi, po tash, koha ka shku s’ka metë kurgjo, s’paku njeri kish mujtë me e ba nji zgjidhje, ni rrugë t’veten. Mos me kanë e varun prej kurrkujt. As prej burrit, as prej kurrkujt.

S’kom dashtë me kon e varne prej kurrkujt hiç. Kom dashtë me kon vetja gjithë. Edhe si fëmi jom kanë qashtu. Si fëmi jom kanë fëmi i zgjutë. Ma e veçantë, diqysh i kom ba senet diqysh ma t’veçanta.

the authorE B