Aktuale

Rreth 24 mijë familje marrin social në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale të tremujorit të tretë (TM3) të sivjetshëm.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 526 familje me gjithsej 99 718 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara 2 193 familje të tjera.

Ndërkaq, nga skema e pensioneve në bazë të moshës janë 131 461 përfitues, nga ajo kontributpaguese të moshës janë 46 980 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 903 përfitues, nga skema për pensionet invalidore 106 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 697 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 084 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 542 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 932 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 883 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 107 përfitues.

Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 417 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38. 120 përfitues.

Në TM3 2019 janë braktisur 7 fëmijë. /Lajmi.net/