Aktuale

Rrezik nga “përgjakja” e fushatës

Zgjedhjet e fundit nacionale në Kosovë, sipas shumicës së organizatave të huaja dhe ndërkombëtare, u cilësuan si të qeta dhe të rregullta.

Mirëpo të tilla rrezikojnë të mos mbeten zgjedhjet lokale. Pas rrahjes dhe gjuhës së ashpër verbale në mes të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka, sipas njohësve të proceseve politike dhe atyre të sigurisë mund të cenohet edhe stabiliteti në vend, por edhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor,zeri.info

Sipas tyre, rastet e tilla nxisin masat dhe përcjellësit e tyre, kurse lënë gjurmë të pashlyeshme tek gjeneratat e reja, duke ndihmuar në krijimin e një shoqërie agresive. E në këtë drejtim ata thonë se veprime të tilla na largojnë nga Evropa Perëndimore dhe e bëjnë Kosovën të ngjasojë me vendet proruse dhe ukrainase.