Rajon & Botë

Rrëzohen një helikopter në Indonezi, 8 persona humbin jetët (Foto)

Një helikopter i ekipeve të shpëtimit është rrëzuar rrugës për t’iu ofruar ndihmë banorëve të evakuuar afër një vullkani aktiv në ishullin kryesor të Indonezisë, duke i vrarë të gjithë tetë personat në bord, njoftojnë zyrtarët.

Helikopteri u rrëzua rreth tre minuta para se të mbërrinte në Dieng Plateau, zonën e njohur turistike, ku shpërthimi i vullkanit i lëndoi 10 persona këtë të diel. Raportohet se helikopteri e ka goditur një shkëmb në bjeshkët Butak në rrethinën Temanggung të provincës së Javas qendrore, transmeton Express.

Të gjithë tetë personat në bord kanë humbur jetët, ka thënë gjenerali Heronimus Guru, zëvendësshef i operacioneve të Agjencisë Kombëtare për Kërkim-Shpëtim. /Express/