Rajon & Botë

Rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të vdekur në Meksikë, pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak.

Helikopteri MI-17 u përfshi nga flakët teksa po shuante zjarrin që kishin përfshirë malet. Pesë anëtarët e bordit të helikopterit ishin pjesë e personelit ushtarak të Meksikës.

Ai ra rreth 90 kilometra larg qytetit, Jalpan de Sierra. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e rrëzimit.

Sipas Euronews gjatë mëngjesit një skuadër kërkimi gjeti disa pjesë të mbetura të helikopterit.

Ndërkohë, në kujtim të personave që humbën jetën, presidenti i Meksikës, Andres Maneul Lopez Obrador si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit mbajtën në mbrëmje një minutë heshtje.