Rajon & Botë

Rrëzohet një aeroplan me 40 persona në Pakistan

Një aeroplan me më shumë se 40 persona në bord është rrëzuar në veri të Pakistanit, kanë bërë të ditur mediat vendore.

Nga Agjencia ajrore  kanë konfirmuar me një deklaratë se fluturimi PK-661, kishte humbur kontaktet me kontrollorët e trafikut ajror të mërkurën pasdite.

Laiq Shah, një zyrtar i lartë i policisë në provincën Khyber-Pakhtunkhwa tha për Reuters me telefon se aeroplani ishte rrëzuar në atë rajon, në afërsi të qytetit të Havelian.

Ai tha se personeli i shpëtimit ishin rrugës për në vendin e ngjarjes. /KosovaPress/