Aktuale

Rrihen mes vete, pasi intervenon policia u gjendet drogë në banesë dhe arrestohen

Një grua nga komuna e Prishtinës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe pas intervenimit të policisë është gjetur një sasi e drogës në banesë, me ç’rast edhe janë arrestuar gruaja dhe burri që kishte sulmuar fizikisht.

Ky rast që policia e ka kategorizuar si posedim i substancave narkotike dhe lëndim i lehtë trupor, thuhet se ka ndodhur dje paradite në një lagje të Prishtinës.

“E dyshuara femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht i dyshuarit mashkull K/Shqiptar, e cila si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Bëhet e ditur se gjatë intervenimit njësiti policor në banesën e tyre ka gjetur dhe ka konfiskuar një qese me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë me peshë 14.8 gramë.

Pas të gjeturave, të dyshuarit janë arrestuar, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’ është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara femër për sasinë e substancave narkotike është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus