Rajon & Botë

Rritet në 218 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat monsun në perëndim të Indisë ka arritur në 218, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarët qeveritarë njoftuan se me fillimin e tërheqjes së ujërave të përmbytjes në shtetin Gujarat në dy ditët e fundit, është arritur deri në kufomat e më shumë se 100 personave.

Ndërsa sipas lajmeve në mediat lokale, personat që janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre nga fatkeqësia natyrore kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre.

the authorE B