Rritet numri i emigrantëve që hyjnë në Spanjë

Numri i emigrantëve që vijnë në Spanjë këtë vit, është 88 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha sot Ministri i Brendshëm spanjoll, Huan Ignasio Zoido.

Duke folur para Komisionit parlamentar të brendshëm, ai shtoi se numri i njerëzve që përpiqen të hyjnë në territorin e Spanjës nga veriu i Marokut, është rritur në mënyrë drastike, transmeton KosovaPress.