Ekonomi

Rritet shkalla e inflacionit në eurozonë

Shkalla e inflacionit në eurozonë u rrit me 1% në nëntor, por mbetet ende shumë larg objektivit të Bankës Qendrore Europiane (ECB), sipas një vlerësimi fillestar të zyrës së statistikave të Bashkimit Europian, (Eurostat).

Këto shifra u publikuan nga Eurostat, pasi Christine Lagarde u caktua në krye të Bankës Qendrore Europiane (ECB) më 1 nëntor 2019, dhe thirrjeve të shumta për një stimul më të madh mbi monedhat e BE-së në 19 vendet anëtare.

Detyra thelbësore e ECB-së është të mbajë inflacionin nën 2 %.

“E zhveshur nga përbërësit më të paqëndrueshëm të energjisë, ushqimit, duhanit dhe alkoolit, kostoja e jetesës u rrit me rreth 1.3% vitin e kaluar”, sipas të dhënave.

Në fund të 2018, ECB-jaI ndërpreu një plan stimulimi urgjent i cili u prezantua në vitin 2015 për të nxitur rritjen ekonomike dhe inflacionin në vazhdën e krizës financiare të Europës.

the authorGazetaKNN