Aktuale

Rritjen e pagave nga Ramush Haradinaj e refuzojnë edhe këshilltaret dhe kabineti i Bedri Hamzës

Përveç ministrit të Financave, Bedri Hamza, rritjen e pagës e kanë refuzuar edhe këshilltarët e ministrit, po ashtu edhe asistentja e tij.

Kështu ka potencuar këshilltari i ministrit Hamza, Lulzim Rafuna.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, sot ka marrë vendim që ta refuzojë rritjen e pagës, ashtu siç ka vendosur Qeveria Haradinaj.

“Ministri Hamza nuk ka pranuar që paga e tij të rritet sipas vendimit që ka marrë kryeministri Haradinaj, ai e ka dhënë arsyeshmërinë e tij se kjo rritje duhet të ndodhë sipas ligjit dhe jo sipas vendimit që është marrë. Ministri ka thënë që nuk do ta marrë rrogën me rritje, por ashtu siç e ka marrë deri sot” , ka sqaruar këshilltari i ministrit.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se me këtë veprim, Hamza po mundohet të tregojë burrëri.

Kundër vendimit të Qeverisë, që të ketë rritje pagash për zyrtarët qeveritarë janë shprehur opozita, dhe shoqëria civile./GazetaBlic./

the authorE B