Aktuale

Rrokulliset vetura, vdes një person

Policia njofton se një person gjersa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, me ç’rast është rrokullisur.Si pasojë e aksidentit, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten në fshatin Talinovc të Ferizajt në ora 13:57.

Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion