Aktuale

Rrufeja mbyt një fëmijë

Një fëmijë 14 vjeçar ka humbur jetën këtë pasdite pasi është goditur nga rrufeja në malin sipër fshatit Përlat në Mirditë. Sipas të dhënave paraprake, 14-vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë në mal kur është prekur nga rrufeja.Gjatë pasdites moti ka reflektuar stuhi lokale, me rrufe të shumta. ndërsa një rrufe ka goditur 14 vjeçarin Bardhok D.. Ai ka qenë i vetëm në momentin kur e ka goditur rrufeja, por të gjitha gjasat janë që në momentin kur fenomeni natyror ka shkarkuar mbi trupin e tij, ai ka qenë duke komunikuar në celular.Kjo ka bërë që bashkëfolësi të kuptojë se diçka e rëndë ndodhi, ndaj edhe ka dhënë alarmin.