Sport

Rummenigge ka një mesazh për lojtarët e Bayern Munichut

Karl-Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, u ka bërë thirrje futbollistëve bavarez që këndellën pas humbjes nga Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain e ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat të thellë 3:0 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kjo humbje u ka lënë një shije të hidhur drejtuesve të klubit gjerman. Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge u ka bërë thirrje futbollistëve bavarez që këndellën pas kësaj humbje.

“Është një humbje për të cilën duhet të flasim, duhet të analizojmë, nga e cila duhet të nxjerrim fajtorët e humbjes. “Unë mendoj se mbrëmë nuk ishte Bayern Munich i vërtet. Mendoj se të gjithë jemi dakord për këtë”, tha Rummenigge për FCBayern.tv.

“Nëse shikoj në të djathtë ose në të majtë, atëherë nuk ka asgjë për të keqkuptuar ose për të interpretuar gabim. Tani është koha që të reflektojmë, dhe Bayern Munich te prezantohet si një ekip që luanë mirë në Evropë edhe Gjermani”, ka përfunduar ai. /Express