Rummenigge kritikon ashpër Lewandowskin

Rriten tensionet mes drejtuesve të Bayernit dhe Robert Lewandowskit.

Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka shpërthyer ndaj deklaratave të Robert Lewandowskit.Sulmuesi polak ka kritikuar publikisht politikat e transferimit të lojtarëve nga klubi bavarez.

Kjo nuk i ka pëlqyer fare Rummenigges i cili ka reaguar ndaj deklaratave të Lewas, ndonëse ai mendon se lojtari është duke u ndikuar nga agjenti i tij, transmeton KosovaPress.

“Është vërtet mëkat, nëse ai e sheh në këtë formë. Besnikëria është në ADN-në e Bayernit dhe është shumë me rëndësi për tifozët tanë”, ka thënë Rummenigge. “Për një kohë të gjatë ne kemi pasur një filozofi serioze dhe të suksesshme e cila na solli shumë suksese”.

“Natyrisht se Robert ishte irrituar nga transferimet e PSG-së. Ai është i punësuar nga ne si futbollist dhe fiton shumë para. Më vjen keq për atë që ka thënë”, ka theksuar ai.